FIKSHAT

 Lista e kryesisë së Fikshave:

1. Jeton Matluma (Kryetar)
2. Blerim Kuka (Arkatar)
3. Besim Thaçi
4. Burim Shehu
5. Blerim Thaçi
6. Besnik Brruti
7. Naim Beça
8. Shkelzen Raka
9. Lulzim Tirolli
10. Isa Krasniqi
11. Blerim Berisha
12. Shaip Hoxha
13. Flamur Dogani
14. Agim Berisha
15. Hekuran Çaka


 



"Fikshat" , një ndër grupet më të
organizuara të tifozerisë kosovare 


Ajo çka i dallon "Fikshat" nga klubet tjera të tifozëve në Kosovë , është se, ata gjithmonë i mbesin besnikë klubit të tyre të adhuruar, pa marrë parasysh rezultatet në fushë. Kjo për fat të keq nuk ndodhë në vendet tjera , ku shohim se ka rënie të madhe të tifozerisë. 

Shkëlqim AJDINI 

Kaçaniku njihet si qytet që gjithmonë ka pasur dashamirë të futbollit. Klubi futbollistik i këtij qyteti, Lepenci , njëri ndër klubet më të vjetra kosovare , dikur ishte pjesë e elitës së futbollit të Kosovës dhe shquhej me shikueshmërinë e madhe. Në periudhën e paraluftës, Lepenci gjithmonë ka qenë një ndër skuadrat më të shikuara në Kosovë, mirëpo pa ndonjë grup të veçantë tifozësh. Duke e parë nevojën për një organizim të tillë , një grup të rinjsh kaçanikas hodhën idenë dhe filluan përgatitjet për formimin e një grupi tifozerik që do të përkrahte klubin e Lepencit. Më 10 gusht 1999 çdo gjë u bë zyrtare. Këta të rinj zgjodhën këtë datë për të formuar grupin e tifozerisë , sepse po në këtë datë të vitit 1998 kishte rënë heroikisht në fushëbetejë, njëri ndër simpatizantët më të flaktë të Lepencit , Besnik Begunca. Për të nderuar veprën e tij u caktua që ky grup i tifozëve të quhet me emrin " Fikshat", pseudonim ky i dëshmorit Besnik Begunca. Edhe stadiumi i qytetit të Kaçanikut sot mban emrin e këtij dëshmori. 
Kryetar i "Fikshave" është Jeton Matluma, ndërsa kryesia përbëhet nga 13 anëtarë. Sipas Matlumës në këtë klub të tifozerisë janë të regjistruar si anëtarë të rregullt rreth 400 tifozë. Këta tifozë përveç që përcjellin ndeshjet e Lepencit në Kaçanik , ndoshta janë të vetmit në Ligën e Parë që në mënyrë të organizuar prezantojnë edhe në stadiumet tjera jashtë Kaçanikut. Kryetari i "Fikshave" Jeton Matluma na njofton se anëtarët e këtij grupi kishin marrë pjesë edhe në tri ndeshje të Kombëtares së Shqipërisë në Tiranë , në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2006. Në mesin e shumë grupeve tjera të tifozëve nga mbarë Kosova , "Fikshat" ishin gati me numrin më të madh të anëtarëve pjesëmarrës. Ajo çka i dallon "Fikshat" nga klubet tjera të tifozëve në Kosovë , është se, ata gjithmonë i mbesin besnikë klubit të tyre të adhuruar, pa marrë parasysh rezultatet në fushë. Kjo për fat të keq nuk ndodhë në vendet tjera , ku shohim se ka rënie të madhe të tifozerisë. Se në Kaçanik ka dashamirë të shumtë të futbollit, tregon edhe fakti se për çdo ndeshje mesatarja e shikuesve është rreth 1500, numër që nuk e kanë edhe skuadrat e Superligës. Numri rekord i shikuesve që e kanë përcjellur Lepencin ka arritur madje deri në 7000, kjo ka ngjarë dy vite më parë kur Lepenci hyri në Ligën e Parë. Kurse, vetëm para pak javësh , në ndeshjen kundër Ferronikelit ishin tubuar afro 3500 shikues. Duhet theksuar se, të gjithë këta tifozë nuk e kanë kënaqësinë të ulen në ulëse sikur ata të Prishtinës,Mitrovicës e disa vendeve tjera, por prapë se prapë mbushin shkallët e improvizuara të stadiumit "Besnik Begunca". "Fikshat" organizojnë edhe turnir tradicional në futboll të vogël, që çdo herë zgjon interesim të madh te qytetarët e Kaçanikut. 

INFO NGA VENDI DHE BOTA
 
NDESHJA E RADHËS
 
20.10.2010
Lepenci-Besiana
SHKURT NGA VENDI
 
Lojtarët e Sharrit ishin shumë të vrazhdë ndaj atyre të Lepencit, sidomos kah fundi i ndeshjes.

SHKURT NGA BOTA
 
Ancelotti: Trajner i Anglisë? Pse jo!
Pele: Maradona, shembull i keq për fëmijët
 
Galliani: Paton nuk ia shitëm Barcelonës
CR7: E dija që golat do të vinin
 
Sot e kane vizituar 5 visitors (18 hits) kete faqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free