Deklaratë zyrtare e kryetrajnerit Selajdin ZENELI, 24.09.2010:
Te nderuar, plani 3 vjeqar 2008-2011 i shpalosur ne zgjedhjen e sportistit te vitit 2008, perfshin keto synime:
1. Viti 2008 eshte fillimi i permirsimit te kushteve te infrastruktures, njohja dhe mbijetesa e klubit ne ligen e parë, mobilizimi i opinionit per ta quar perpara KF.Lepencin, ngjallja e ndjenjes se Kaçanikut dhe futbolldashesve te ndihmojn ne riorganizimin e klubit, si fillimi i zgjuarjes se FIKSHAVE ne kuptimin ma te mirë pozitiv rreth klubit.
2.Viti 2009, konsolidimi i Kryesisë e me kete ngjallja e organeve perkatese te pushtetit qe te i kushtojn nji vemendje ma te shtuar klubit, konsolidimi i ekipes, radhitja e pergjegjesive ne klub sipas hierarkisë, dhe prap synimi i klubit qe edhe si ekip te vazhdoj garimin ne kete ligë.
3.Viti 2009, Vetedijsimi i Kryesisë dhe pushtetarëve, per te bere diçka ma shumë ne klub dhe pergatitja e terenit = opinionit Kaçanikas, per synime ma te medha se liga e parë.
4.Viti 2010, ne fjalen e zotimeve - planin qe kam prezantuar eshte synimi i Super Liges.
Po e vazhdoj me objektivat e arritura/te pa arritura deri me tani.
1.Viti 2008, i suksesshem, klubi u riorganizua dhe u ringjallen ambiciet e klubit per dite ma te mira, filluam te planifikojm punet rreth fushes te cilat do te duhej te kryheshin ne vitin 2009.
2.Viti 2009, eshte ba konstituimi i Kryesis fillimisht ne vitin 2008, pastaj freskimi ne vitin 2009 per te vazhduar ne v.2010. Duhet pranuar se emrat ne Kryesin e re te KF.Lepenci, janë kryesisht te pa pervoj ne kete lami andaj pranoj se Kryesia si teresi nuk ak funksionuar dhe nuk po funksionon siq kemi pritur. Vetem disa prej tyre mundohen dhe angazhohen por kjo eshte pak per klubin me keto synime te planifikuara.
Anetaret më aktiv momentalisht janë: Xhafer Zharku, Ekrem Selimi,Rushan Ceka , Lulzim Berisha dhe Blerim Thaqi, kurse te tjeret jan shumë pasiv per te mos thanë plotesisht pasiv. Kryetari angazhohet ne lidhje me klubin ne FFK- kurse tjeret shumë pak. Organet gati se nuk funksionojn keshtu qe barra per shumicen e punëve ka rënë mbi supet tona (Trajnerit dhe ndihmesve) te cilet perveq faktit se po punojn me ekip janë te detyruar te angazhohen edhe ne drejtime tjera qe realisht nuk ju perket atyre.
Duke pasur parasysh objektivin e ketij sezoni, lus te gjithë Fikshat dhe te tjeret te vullnetit te mirë qe te angazhohen ne mbarvajtjen e puneve ne klub.jam i gatshem te bashkpunoj me secilin qe don dhe ofron ndihmen e tij per KF.Lepenci.
......
Deklarata e kryetrajnerit Selajdin Zeneli, përkitazi me parregullsitë gjatë ndeshjes së zhvilluar në Podujevë kundër Llapit:
"Fillimisht pershendes te gjithë Kaçanikasit qe erdhen ne Llap, per ta percjell ndeshjen Llapi - Lepenci. Meqenese ne stadium kan qenë rreth 30-40 veta nga Kaçaniku, dhe nji numer solid per ta perkrahur ekipin tonë megjithate ajo perkrahje mungoi. Nuk kishim perkrahje perveq fyerje te disa personave ndaj lojtarëve tanë.Kjo te dashur miq dhe simpatizues nuk bën te ndodhë, edhe perkunder asaj se ndoshta JU dhe Ne kemi pritur pak ma shumë nga kjo ndeshje. Nuk dua ti arsyetoj asnjerin por rrjedha para, gjatë dhe pas lojes tregoi se ne skemi mundur te nxjerrim rezultat ma te mirë se nji humbje te dinitetshme me nji gol diferencë. Nuk akuzoj referin per rezultatin, penalltia e dyshimtë por nuk mund te thuhet se nuk ka egzistuar fare, por ajo qka Referi e bëri qe ne te humbim ketë ndeshje eshte me sa vijon:1. Luhej minuta e 18 dhe lojtari me nr.7 i vendasve me nji start brutal e paafteson Lojtarin tonë Xh.Shabani (Rrapa) qe ashtu siq Ju e keni parë gjatë tere ndeshjes ma nuk ishte ne lojë.Referi ne vend qe ti japë Karton te kuq per start brutal ai vetem e qorton as te verdhin nuk i jep. 2.Luhej minuta e 38, kur Pajtim Berisha ne nji aksion premtues per gol tenton te gjuaj por atrti i lojtarit16 (per karton te kuq) referi i jep vetem te verdhin.pajtim Berisha nga lendimi u dasht ta leshoj lojen.
3.Minuta e 75, ne nji aksion Rejan Zeneli ne 16-vendase kercen per top kurse portieri vendas me dy gjunjë e plandos lojtarin ton dhe per se rati edhe nji here shqelmon lojtarin tonë i cili i lenduar shumë rënd kishte rrezik te ishte ne komë, per çudi referi anesor sinjalizon penallti, kurse Referi Kryesor i thot ska teori dhe sguxoj tash me referu penallti. Rejan Zeneli detyrimisht u nderrua dhe epilogu nga ky moment dihej, kur referi me tha ne fytyrë, ska shans ju me fitu sot as edhe nji pik. Kur kesaj ti shtohet se Xh.Shabani luftoi ne nji duel (I vetmi) dhe kur zotoi topin per te shenuar referi nga frika e barazimit referon faul per vendas.Edhe nji here F.Berisha e gjen D.Trenen e vetmuar, ky shtopon topin por referet referojn njeri ofsajd (Kryesori) e njeri luajtje me dorë. (anesori). Ka pasur edhe momente tjera por keto ishin qe mendoj unë ndikuan drejtperdrejt ne rezultat.Kur kesaj ti shtojm se Kartonat e verdh te dhanun per lojtaret tanë Sh.Bela (I treti), M.Zeneli dhe Burim Kuqi (E meritoi), po te ishte kriteriumi i njejt vendasit nuk di se kush kish mbet pa u zverdh por.... Po e perseris nji thënje te nji komentuesi jeta vazhdon perkunder se jemi mjaft te hendikepuar per ndeshjen e radhes.
rejani me siguri se paku 2 jav do te mungoj, Pajtim Berisha 1 jav, Rrapa ka mundesi edhe ai nuk asht ne javen e ardhshme, por ne do te vazhdojm. kemi te rinjë që po presin shansin e tyre andaj do tu japim rastin. Faleminderit per durimin dhe kisha pas nderin qe ky koment aty ku Juve sju pelqen te kritikohet.
|