ARTIKUJT RRETH KLUBIT

Lepenci dështon në shtëpi, vetëm barazim me Dukagjinin

 

Shkëlqim Ajdini

 

Lojtarët e Lepencit kanë bërë një dështim të madh para publikut të zjarrrtë kaçanikas duke mos arritur më shumë se një barazim me Dukagjinin. Edhe pse para ndeshjes në letër Lepenci shihej si superfavorit, rezultati në fund tregoi se nuk ishte parashikim i drejtë ky.

Si gjithmonë me një organizim perfekt të Fikshave, e diela në Kaçanik ishte si festë dhe vetëm pritej fitorja e Lepencit për ta konfirmuar këtë festë, mirëpo gjithçka shkoi huq kur gjyqtari kryesor dha shenjë për përfundimin e ndeshjes dhe festa u shndërrua në zhgënjim. Edhe pse Lepenci nuk humbi, mund të thuhet se barazimi kundër një skuadreje si Dukagjini mund të quhet si dështim. Ndeshja filloi me një entuziazëm të madh nga lojtarët e Lepencit duke u motivuar edhe nga 3.000 shikuesit e mbledhur në Stadiumin “Besnik Beginca". Pasqyra e ndeshjes reflektoi se me të vërtetë ajo që u mendua para ndeshjes do të ndodhte edhe në fushë, pra një fitore e lehtë e Lepencit. Lepenci shënoi menjëherë në minutën e 10-të, mirëpo goli u anulua me pretekst se kishte prekje të topit me dorë edhe pse kjo nuk u vërejt qartë. Mirëpo, vetëm pas dy minutash Pajtim Berisha shënon për të çuar peshë tifozët e Lepencit. Pas golit Lepenci vazhdoi pareshtur në kërkim të golit tjëtër që do të ishte edhe gol i sigurisë, mirëpo rastet e shumta asnjëherë nuk u konkretizuan. Me përjashtim të një rasti të mysafirëve, në pjesën e parë ishte vetëm Lepenci që shihej në fushë, por mëgjithatë rezultati ngeli vetëm 1:0.

Në pjesën e dytë lojtarët e Lepencit krijuan një komoditet të tepruar dhe të panevojshëm duke ecur nëpër fushë si turistë. Minuta 88, konfirmoi se kjo sjellje e lojtarëve të Lepencit ishte e gabuar. Mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin dhe të nxjerrin një pikë shumë te nevojshme në Kaçanik. Ky gol i zbriti me këmbë në tokë lojtarët vendas të cilëve vonë ju dul gjumi për të arritur diçka më tepër. Duhet theksuar se, Fikshat ishin në nivel korrekt në anshmërine e tyre, ndërsa për organizimin mos të flasim, ata tani janë shembull në Kosovë.


..................

Lojtarët e Ulpianës grushtojnë gjyqtarin Arlind Krasniqi në Kaçanik

 

 

Autor: Shkëlqim Ajdini


 

Gjithçka po shkonte në mënyrë perfekte, deri në minutën e 59-të kur mysafirët nga Lypjani grushtuan gjyqtarin kryesor të takimit Arlind Krasniqi pasi ky i fundit akorodoi 11 metërsh për Lepencin. Ekzekutimi i këtij 11 metërshi nuk u bë për shkak se ky gjest johuman i mysafirëve detyroi  ndërprerjen e ndeshjes. Kaçanikasit ishin përgatitur për këtë takim për të parë një ndeshje të bukur dhe për tu zbavitur, për të cilin takim grupi i tifozëve “Fikshat” kishin bërë një organizim të shkelqyeshëm. Nëpër rrugët e qytetit në Kaçanik, disa orë para ndeshjes shiheshin njerëz të të gjitha moshave të veshur me bluzat e kuqe dhe të zeza, ngjyra këto tradicionale të Lepencit dhe “Fikshave”. Ndërsa, në stadiumin “Besnik Begunca” ishin mbledhur rreth 5.000 shikues për të përkrahur lojtarët e Lepencit të cilët sivjet seriozisht e kanë marrë punën e hyrjes në Superligë. Numri i madh i shikuesve në çdo ndeshje e bënë Lepencin lider jo vetëm në Ligën e Parë por edhe në Superligë. Mirëpo, krejt këtë organizim dhe këtë bukuri pasditeje që organizoi Kaçaniku, e prishën mysafirët nga Lypjani të cilët nuk hezituan të grushtojnë gjyqtarin Arlind Krasniqi nga Prizreni para tërë këtyre shikuesve. “Arsyeja” e këtij reagimi turpërues nga futbollistët e Ulpianës ishte akordimi i 11 metërshit për ekipin e Lepencit, ku gjyqtari kishte të drejtë plotësisht sepse qartë u pa prekja me dorë nga mbrojtësi i skuadrës mysafire. Sikur mos t’ishte reagimi i policisë dukej se të gjithë lojtarët dhe banka e Ulpianës do të grushtonin gjyqtarin. Ky gjest prish bukurinë dhe rrjedhën e futbollit në Kosovë duke krijuar një imazh shumë negativ, sidomos tash kur jemi nën vëzhgim maksimal për të ndërkombëtarizuar sportin. Sa i përket ndeshjes deri në momentin fatal të ndeshjes, lojtarët e Lepencit për një nuancë ishin më të mirë se ata të Ulpianës duke marrë parasysh edhe përkrahjen madhështore të "Fikshave". Vlenë të përmendet edhe goditja e shtyllës në minutën e 35 nga Xhevdet Shabani, që tregonte se Lepenci me doemos do të luftonte në marrjen e pikëve të plota. Mirëpo, pikët e plota Lepenci do t’i merrë nga ky takim me rezultatin zyrtar 3:0.

 

 

(Në mbledhjen e materialit kontriubuoj edhe Mentor Brahimi)




.........


Gazeta ditore "Sport": LEPENCI S'E LËSHON KREUN


Autor: Shkëlqim Ajdini,Mentor Brahimi

Lepenci i Kaçanikut ka vazhduar me ndeshjet e bukura në këtë stinor duke mposhtur edhe Studençanin në javën e 5-të të Ligës së Parë. Pas dy fitoreve si mysafirë, lojtarët kaçanikas treguan formën e tyre optimale edhe para shikuesve te tyre në Kaçanik duke dërmuar Studençanin me rezultat 3:0. Në një terren të përshtatshëm për lojë dhe para një numri të madh të shikuesve, që tashmë nuk është diçka e jashtëzakonshme per ndeshjet e Lepencit si vendës, 4.000 shikuesit e mbledhur në shkallët e Stadiumit “Besnik Begunca” u argëtuan me lojën dhe golat e yjeve të tyre në fushë. Që nga fillimi i ndeshjes sikurse nuhatej fituesi i këtij dueli, sepse jo më kot thuhet se puna e mirë shihet qysh në fillimin e saj. Pas një aksioni të sulmuesit Rinor Zeneli ai pason deri tek Florim Berisha i cili në minutën e 10 hap serinë e golave për kaçanikasit. Ky gol vetëm çka i motivoi edhe më shumë djelmoshat e Lepencit të cilët në asnjë moment nuk e ulën ritmin e lojës sulmuese. Si rezultat i këtyre sulmeve nuk vonoi shumë edhe goli i dytë që sërish për protagonist kishte Rinor Zenelin, i cili me mjeshtëri kaloi gjthë mbrojtjen e Studençanit, mirëpo gjaujtjen e tij e priti portieri mysafir, i cili megjithatë nuk mundi të evitojë edhe golin e dytë pasiqë topi i devijuar nga ai arriti në këmbët e Xhevdet Shabanit i cili nuk e pati të vështirë për ta tundur rrjetën e mysafirëve për së dyti herë, kjo në minutën 17. Me këtë epërsi lojtarët e Lepencit krijuan komoditet dhe në asnjë moment nuk mundësuan lojtarët mysafirë të bënin diçka për të rrezikuar. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në pjesën e dytë ndoshta pritej një reagim paksa më serioz i lojtarëvë të Studençanit, por kjo nuk mund të thuhet që ndodhi sepse Lepenci vazhdoi me të njëjtën melodi edhe në këtë pjesë, vetëm se munguan golat. Kur pritej që me rezultatin e pjesës së parë të përfundonte takimi, në skenë sërish u paraqit Xhevdet Shabani për ta vulosur në mënyrën më të mirë rrjedhën e këtij takimi. Me këtë fitore që është e katërta në 5 ndeshjet e këtij stinori, Lepenci me meritë ruan kreun e Ligës së Parë, duke rritur shpresën që ndoshta Kaçaniku më në fund do ta ketë klubin e tij në Superligë.

 

 

INFO NGA VENDI DHE BOTA
 
NDESHJA E RADHËS
 
20.10.2010
Lepenci-Besiana
SHKURT NGA VENDI
 
Lojtarët e Sharrit ishin shumë të vrazhdë ndaj atyre të Lepencit, sidomos kah fundi i ndeshjes.

SHKURT NGA BOTA
 
Ancelotti: Trajner i Anglisë? Pse jo!
Pele: Maradona, shembull i keq për fëmijët
 
Galliani: Paton nuk ia shitëm Barcelonës
CR7: E dija që golat do të vinin
 
Sot e kane vizituar 9 visitors (22 hits) kete faqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free